11 C
Mitrovice
E shtunë, 2 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Deklarohen nga Spitali i Mitrovicës: 2 minatorë kanë lënduar sytë, dhjetë prej tyre po trajtohen në Emergjencë

12 minatorë kanë mbetur të lënduar si pasojë e rrjedhjeje kimike të acidit sulfurik në Minierën e Trepçës.

Minatorët janë dërguar për trajtim në Spitalin e Mitrovicës, me ç’rast këta të fundit kanë dalë me një njoftim zyrtar për gjendjen e të lënduarve, shkruan Arbresh.info.

“Prej tyre, 2 kanë pasur lëndime serioze të syve (djegie kimike me acid sulfurik), të cilët pas trajtimit në Repartin e Emergjencës janë transferuar ne repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Mitrovicës për trajtim të mëtejmë”, shkruhet në postim.

Në njoftim po ashtu është bërë e ditur se 10 nga minatorët e lënduar po trajtohen në repartin e Emergjencës dhe janë jashtë rrezikut për jetë./Arbresh.info/

TË FUNDIT

TË FUNDIT