Një aksident i rëndë trafiku mes dy autmojetëve ka ndodhur në mesditë në fshatin Krushevë e Vogël, komuna e Klinës.
Një 35 vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta10, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi bëri të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
“Rreth orës 12:52, ka ndodhur një aksident në magjistralen Klinë- Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, tha ai. /Gazeta10/




