Njohësi i emergjencave, Tahir Ahmeti ka dhënë një sqarim për sa i përket përdorimit të bombolave të gazit për gatim dhe ngrohje
Ai përmes një reagimi pas ngjarjes në Kçiq ku u lënduan 15 persona, tha se përdorimi i këtyre bombolave është kthyer në një problem serioz për jetën e qytetarëve.
Tutje ai përmendi edhe tri parametra për sigurinë e bombolave të gazit.
Postimi i plotë:
Përdorimi i bombolave të gazit për gatim, ngrohje dhe një sërë funksionesh të tjera është kthyer në një problem serioz për jetën e qytetarëve në Kosovë. Shumë incidente kanë ndodhur kohëve të fundit nga përdorimi i bombolava të gazit.
Janë tri parametra që duhet të kihet parasysh tek siguria e bombolave të gazit, cilësi e bombolave, kryerja e atesteve dhe kontrolleve periodike të tyre, si dhe instalimi dhe përdorimi i drejtë i këtyre bombolave.
Institucionet përgjegjëse duhet të ndërmarrin masat e nevojshme të sigurisë, në mënyrë që të parandalohet ndonjë tragjedi nga përdorimi i bombolave të gazit!




