Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë ku për pasojë tre persona janë lënduar.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11 40 në zonën e Vushtrrisë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura civile dhe për pasojë tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor.