24.2 C
Mitrovice
E martë, 22 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Trepça mposht bindshëm Pejën në “Karagaçi”

Trepça e ka fituar derbin e javës në Superligën e basketbollit të Kosovës.

Të shtunën, në palestrën “Karagaçi”, mitrovicasit triumfuan bindshëm 85:69.

Trepça e fitoi çerekun e parë me pesë pikë dallim, para se Peja në çerekun e dytë të rikthehej për ta ngushtuar diferencën në vetëm një pikë.

Megjithatë, skuadra e Adis Beçiragiqit shkëlqeu në dy çerekët e fundit për ta siguruar fitoren e dhjetë radhazi.

Trepça mbetet në vendin e parë me 15 fitore e dy humbje, ndërsa Peja e dyta ka bilanc 12 fitore e pesë humbje.

Më herët, Prishtina e mposhti Yllin në kryeqytet për ta marrë pozitën e tretë në tabelë.

© KOHA.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT