28.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Schmidt i thotë LDK’së: S’është koha të flitet për presidentin, por të krijohet qeveria

Deputeti gjerman Christian Schmidt, ka dërguar mesazh të qartë Lidhjes Demokratike të Kosovës se tani nuk është koha që të flitet për pozitën e presidentit, por të krijohet qeveria e re, shkruan Gazeta Metro.

Schmidt ka thënë se nuk është koha të merren vendime për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, por të krijohet qeveria.

“Tani nuk është koha të merret vendimi për zgjedhjen e presidentit, por të krijohet qeveria”, tha Schmidt, derisa Beyer ia konfirmon “Saktësisht”.

“Duhet një marrëveshje e besueshme mes partnerëve”, vazhdon tutje Schmidt. Dy zyrtarët gjermanë kanë thënë se patjetër, duhet tejkaluar edhe çështja e presidentit, nëse është ky problem teknik./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT