Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka parashikuar se të premten do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me mundësi që vende-vende të ketë riga shiu.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-7m/s.
Kujtojmë së të premten pikërisht me 22 dhjetor fillon stina e dimrit, herët në mëngjes në orën 04:27 minuta dhe do të zgjasë 88 ditë, deri me 20 mars 2024. /gazetametro.net