Lëvizja VETËVENDOSJE Qendra në Shqipëri mbajti sot ka mbajtur konferencë për media përpara hyrjes së hotel Rogner ku denoncoi ardhjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç në Tiranë, në kuadër të takimit të të ashtuquajturit Shengen Ballkanik.
Kryetari i bordit të Vetëvendosjes në Shqipëri Enis Sulstarova, tha para mediave se qeveria shqiptare po përpiqet ta paraqesë presidentin serb, në fakt një kriminel lufte që së fundmi ka mohuar masakrën e Reçakut, si bamirës të popullit shqiptar.
Vetëvendosje ka paralajmëruar ditën e premte në orën 17 00, kur edhe nis takimi Rama-Vuçiç, një protestë përpara hotel Rogner.
Thirrjen e ka shpërndar në “Facebook” edhe zyrtarja e VV-së Nazlie Bala.