Me hyrjen e saj në Big Brother VIP Kosova, dy javë më parë, partnerja e Bucit, Verona, u shndërrua në kryetemë.
Ajo bëri bujë me menyrën se si ka hyrë në shtëpi, dhe të gjitha ato që i tha Bucit sa i përket lojës së tij.
“Buci që sa kohë e kishte përmendur që nesë kisha hyrë në Big Brother, çka do të ndodhte, a do t’më përkrahje, ndërsa unë kam qenë shumë kundër.” – filloi Verona rrëfimin.
“Kemi qenë në pushime në Greqi, dhe Buci ma ka lënë telefonin se nuk e ka problem, dhe kërkon t’ia shkruaj fjalëkalimin e Wireless-it.”
Në momentin që e shkrova, e kam parë mesazhin e Klan Kosova “A mundesh me na dërgu një numër kontaktues, kur je ti brenda.” Edhe për mu ishte pak ‘shok’, se nuk e prita që Buci ka vendosur të hyjë, pa më treguar mua, edhe goxha u mërzita se m’u duk si një eksperiencë që s’e dija a mund t’ia dal, a do të jetë e vështirë për neve, dhe largësia, por, deri tash jam e lumtur dhe jam shumë krenare që është pjesë e Big Brother.” – shprehet Verona për Prive.
Verona gjithashtu tregon që ajo kishte qenë kundër, por jo familja e Bucit, duke treguar që familja e Bucit është shumë përkhrahës ndaj çdo vendimi që merr Buci. Ajo thotë që kundër kishte qenë ajo më shumë se të tjerët, duke theksuar që edhe babai i saj e kishte përkrahur për të hyrë në BBVK.
“E kemi pasë një lidhje goxha të vështirë, duke e marrë parasysh fillimisht diferencën në moshë, e cila për ne nuk ka qenë problem, por për familjet e tona, po.”
“Ne jemi që gati gjashtë vjet bashke dhe ua kemi dëshmu krejt njerëzve që lidhja jonë është lidhje e veçantë, pavarësisht krejt sfidave që i kemi kalu, edhe paravërisht probleme dhe gjykimeve të njerëve dhe të rrethit, ne ia kemi dalë, unë jam shumë e lumtur që e kam një person si Buci në krah.” – u shpreh Verona për lidhjen me Bucin.