18.1 C
Mitrovice
E hënë, 4 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Mitrovicasi zihet me revole, i konfiskohet nga Policia

Policia në Mitrovicën e Jugut, gjatë ditës së sotme, ka realizuar një bastisje dhe ka konfiskuar një armë zjarri.

Bastisja është realizuar në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, me ç ‘rast si rezultat i bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit ‘Pistoletë’ me një fishekë.

Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuar: B. S., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit është iniciuar rast për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’.

Ndaj të dyshuarit ka rezultuar të ketë edhe urdhëresë aktive nga Gjykata për një vepër tjetër penale, në bazë së cilës të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT