19.9 C
Mitrovice
E hënë, 4 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

83% vazhdim i projekteve e miliona euro më shumë për komunat e VV-së: Analiza e GAP për projektbuxhetin

Edhe në Projektbuxhetin për vitin 2024, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti, ka favorizuar komunat që kryetarët i kanë të Vetëvendosjes. Por kjo nuk është e vetmja gjë në projektbuxhet pasi që Instituti GAP ka gjetur se janë plafikuar vetëm 17 për qind projekte të reja, teksa 83 për qind janë vazhdim i projekteve të mëhershme.

Instituti GAP ka publikuar analizën e Projektuxhetit për vitin 2024, ku shpenzimet kapitalet janë planifikuar të rriten mirëpo që janë më t ulët se vitin e kaluar për 15 për qind.

“Shpenzimet kapitale planifikohen të rriten më shumë sesa ato rrjedhëse, megjithatë, rritja e planifikuar e tyre është relativisht e ulët krahasuar me vitin paraprak (15%). Tek kategoritë kryesore të shpenzimeve rrjedhëse, kategoria e pagave dhe shtesave planifikohet të ketë rritje prej 59.9 milionë euro apo 8%, kryesisht për shkak të rritjes së vlerës monetare të koeficientit të pagave të sektorit publik nga 105 në 110 euro.” – thuhet në raportin e GAP-it.

Gjithashtu, analiza e GAP-it vë në pah 17 për qind janë projektet të reja kapitale, ku 83 për qind janë vazhdim i projekteve të kaluara që nuk përfunduar.

“Nga gjithsej 859.2 milionë euro sa janë planifikuar për shpenzime kapitale për vitin 2024, rreth 83% janë vazhdim i projekteve të mëhershme dhe 17% janë planifikuar për projekte të reja kapitale. Pjesëmarrja e buxhetit të ndarë për investime kapitale në Bruto Produktin Vendor ka një trend rënës nga viti 2017, dhe në vitet 2021 dhe 2022 ka mbetur e pandryshuar, në nivel prej 8%. Për më shumë, shkalla e realizimit të buxhetit të ndarë për investime kapitale mbetet e ulët, në nivel 60% në vitin 2022 dhe në nivel 35% deri në shtator të vitit 2023.” – thuhet në raportin e GAP.

Më tej, aty theksohet se qeveria ka ndarë më shumë mjete për komunat e udhëhequr nga VV-ja e që përbëjnë vetë 11.6 për qind të popullsisë.

“Këtë vit, vlera e investimeve kapitale të reja të nivelit qendror të destinuara për projekte specifike në komuna është 21.8 milionë euro. Ngjashëm me vitin e kaluar, edhe këtë vit, qeveria ka ndarë më shumë mjete për komunat e udhëhequra nga Vetëvendosje (VV) ku mbi gjysma e kësaj shume (59.5% apo 13 milionë euro) janë orientuar në katër komunat e udhëhequra nga VV (Gjilan, Kamenicë, Podujevë dhe Shtime). Këto komuna përbëjnë 14.5% të sipërfaqes në Kosovë dhe 11.6% të popullsisë.” – ka gjetur GAP.

Po ashtu raporti nga GAP thekson se mbi 1700 projekte kapitale të vitit 2023 ende nuk kanë filluar dhe e para në listë është Ministria e Infrastrukturës.

“Tek ministritë, prin Ministria e Infrastrukturës me 167 projekte të pafilluara për të cilat buxheti i ndarë në vitin 2023 është rreth 43.7 milionë euro, pasuar nga Ministria e Kulturës me 165 projekte të pa filluara me vlerë prej 23.2 milionë euro. Gjithsej janë 555 projekte të pafilluara nga ministritë deri në shtator të vitit 2023, të cilat kapin vlerën rreth 165 milionë euro.” – thuhet në raport.

Tutje, raporti thekson një rritje e hendekut në mes të shpenzimeve kapitale dhe atyre për subvencione dhe transfere, e për të cilën gjë në vazhdimësi është kritikuar Qeveria Kurti./Nacionale

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT