2.7 C
Mitrovice
E premte, 1 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Mitrovicë: Policia arreston dy persona pasi dyshohet se shpërlanë para mbi 1 milion euro

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bëri të ditur se ka arrestuar dy persona në Mitrovicë nën dyshimin e shpërlarjes së parave, shkruan Mitrovica SOT

Policia njoftoi se personat dyshohet se janë përfshirë në shpërlarjen e parave të një shume prej mbi 1 milion eurosh.

Bëhet e ditur se një nga të arrestuarit është zyrtar i ATK-së.

“Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €”, thuhet në raportin policor/MitrovicaSOT

TË FUNDIT

TË FUNDIT