Tashmë është rivarrosur trupi i Liridona Ademajt në fshatin e lindjes së saj në Rracaj të Gjakovës.
Trupi i së ndjerës me kërkesë të familjes është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan.
Ministra dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje siç raporton ekipi në terren i RTV Dukagjinit kanë vendosur lule mbi varrin e Liridona Ademajt.
Familjarët e Liridona Ademaj, kanë hapur edhe të pame në fshatin Rracaj.