22.6 C
Mitrovice
E diel, 3 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Bahtiri për Kurtin: Lideri më i fuqishëm në dialog me Serbinë

Agim Bahtiri, ish-kryetari i Mitrovicës, ka shprehur vlerësimin e tij për kryeministrin Albin Kurti, duke e shpallur atë si “liderin më të fuqishëm në dialog me Serbinë deri më sot”

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka deklaruar se në dialog me Serbinë Kosova nuk ka pasur njëri më të fuqishëm se kryeministri aktual i vendit, Albin Kurti.

Duke theksuar bashkëpunimin e tij të mëparshëm me Kurtin dhe njohurinë e tij për idetë dhe qëllimet e tij, Bahtiri ka vlerësuar se Kurti është njeriu më i përgatitur dhe i pa-korruptuar që ka udhëhequr dialogun me Serbinë.

“Unë qysh e njoh Albinin edhe kam bashkëpunuar me të prej 2014-tën edhe kur kam qenë në tjetër parti edhe e njoh idenë e tij dhe shpirtin tij luftarak te cilin e ka për t’i dalë zot vendit. Në dialog me Serbinë nuk ka pasur deri më sot njeri më të fuqishëm deri më sot, sepse është i pakurruptuar nuk ka dosje ndër tavolinë i pashatanzhuar, është i përgatitur, mjaftë ka njohuri për t’i bindur secilin prej atyre që bisedon me ta se është e vërteta kjo. Mendimin tim e kam mendim timin, dhe s’mundet askush të ma mohoj”, ka deklaruar Bahtiri në Debat Plus.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT