6.3 C
Mitrovice
E enjte, 30 Prill, 2026
spot_img
spot_img

“Serbët po i vrisnin kosovarët, neve na dërgoi NATO atje”, këngëtari britanik që ishte pjesëtar i KFOR-t publikon video nga lufta në Kosovë

Këngëtari britanik James Blunt, ka vendosur t’i tregoj fansave të tij se po punon në publikimin e dokumentarit të tij të ri “One Brit Wonder” i cili e paraqet jetën e tij para inkuadrimit në muzikë.

Blunt ka publikuar në Instagram një pjesë të shkurtër të dokumentarit e cila lidhet me punën e tij si ushtar paqeruajtës i KFOR-it gjatë luftës në Kosovë.

“Ushtria Serbe po i vriste kosovarët, civilët shqiptar dhe NATO na dërgoi në qendër të gjenocidit, aty isha edhe unë”, ka thënë Blunt në një pjesë të publikuar të dokumentarit.

A ju kam treguar ndonjëherë se para se të isha një yll i muzikës pop, isha në ushtri”, ka shkruar ai në videon e publikuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by James Blunt (@jamesblunt)

TË FUNDIT

TË FUNDIT