17.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Kadaj: Po të ekzistonte edhe në këto zgjedhje, PAN’i do të fitonte bindshëm

Donika Kadaj nga AAK’ja ka thënë se po të ekzistonte edhe në këto zgjedhje, PAN’i do të fitonte bindshëm, shkruan Gazeta Metro.

Kadaj Bujupi, ka deklaruar se nuk do t’a votojnë qeverinë Kurti, në rast se arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje në mes LVV-së dhe LDK-së. Kadaj-Bujupi thotë se do të ishte detyrë e koalicionit LVV-LDK që të sigurojë votat e nevojshme për Qeverinë, por edhe për çështje të tjera që pasojnë në vendimmarrje.

“Ne jemi në opozitë. Është detyrë e pushtetit që të sigurojë shumicën në Kuvend në mënyrë që të mundësojë funksionimin e qeverisë jo vetëm në ditën e votimit të qeverisë se re por edhe përgjatë mandatit. Agjenda jonë si opozitë do të jetë mbikëqyrja e saj dhe kërkesa për llogaridhënie përmes mekanizmave demokratike. Jo nuk votojmë sepse nuk marrim përgjegjësi për temat të cilat nuk na përkasin”, ka deklaruar Kadaj-Bujupi në një intervistë të shkurtër për Periskopin.

Kadaj-Bujupi që do të jetë pjesë e legjislaturës së Vll-të të Kuvendit, ka thënë se si AAK  nuk kanë marrë ftesë as nga LVV-ja e as nga LDK-ja për të qenë pjesë e ekzekutivit. “Nuk kemi marrë asnjë ofertë për bashkëqeverisje nga VV ose nga LDK, të cilat ka më se dy vjet që proklamojnë se do ta themelojnë bashkërisht qeverinë e ardhshme të Kosovës”, ka deklaruar Kadaj-Bujupi. Duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, Kadaj-Bujupi tha se partitë që kanë përbërë koalicionin qeverisës (PAN), kanë marrë së bashku më shumë deputetë se sa që kishin para zgjedhjeve të 6 tetorit, ndryshe nga dy ish-partitë opozitare që kanë sot më pak deputetë së bashku se në 2017.

“Ndonëse jo me rezultate të synuara zgjedhore, lista jonë ka shënuar rritje të mbështetjes popullore dhe ka mundësuar përfaqësim dinjitoz parlamentar, për t’i shtyer politikat dhe programin tonë parazgjedhor, të paraqitur në këtë proces zgjedhor. Megjithatë, duket se temat dhe agjendat e Qeverisë Haradinaj, si dhe të programit parazgjedhor të koalicionit AAK-PSD, nuk kanë mundur të adresohen sa duhet. Nga ana tjetër ka prirje për të krijuar një përshtypje të gabuar apo subjektive në opinionin publik. Atë se qytetarët kanë ndëshkuar me votë Qeverinë Haradinaj. Përbërja e re e Kuvendit dëshmon se partitë që e kanë përbërë koalicionin qeverisës kanë marrë së bashku më shumë deputet se sa që kishin para zgjedhjeve të 6 tetorit, ndryshe nga dy ish-partitë opozitare që kanë sot më pak deputet së bashku se në 2017. Sigurisht se kjo nuk nënkupton se në garime të ndryshme ose me koalicione të tjera (para)zgjedhore do ta kishim rezultatin e sotëm, por nuk duhet anashkaluar edhe këtë fakt të sipërmendur”, ka deklaruar Kadaj-Bujupi.

Duke dhënë vlerësimin për procesin zgjedhor në Kosovë të 6 tetorit, Kadaj-Bujupi thotë se në këto zgjedhje është vënë në dukje nevoja për reformë të thellë zgjedhore. “Së pari, Kosova dëshmoi se ka kapacitete institucionale dhe frymë shoqërore për të organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike. Së dyti, Kosova po dëshmon se mund ta bëjë rotacionin e pushtetit në mënyrë demokratike. Nga ana tjetër, duket se edhe ky proces zgjedhor shpërfaqi nevojën për një reformë të thellë zgjedhore, e cila do të mundësonte që vullneti i sovranit të implementohet shpejtë dhe saktë, pa deformime nga palët e treta”, ka deklaruar Kadaj-Bujupi./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT