16.5 C
Mitrovice
E diel, 3 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Problemi i 2 eurove fals: Këto janë 10 mënyrat se si mund t’i dalloni nga origjinalet

Monedha 2 euroshe në Kosovë është bërë problematike. Tash e disa ditë, pothuajse kjo monedhë joformalisht ka dalur nga qarkullimi pasi operatorët ekonomikë nuk po pranojnë të tilla për shkak se në treg ka numër të madh të 2 eurove falso.

Por, cila është mënyra më e mirë që edhe ju të mos bini pre e mashtrimit me 2 euro false?

Janë disa mundësi, por, mënyra më e mirë është duke e krahasuar një monedhë origjinale me monedhat e tjera dhe më poshtë janë disa nga detajet dalluese.

Një monedhë 2 euro false ka:

Cilësi më të dobët dhe detaje ndryshe të dukjes

Unaza/rrethi dhe qendra e monedhës janë me ngjyra të ndryshme nga origjinali.

Mungojnë shkronjat në skaje të unazës

Kanë drejtshkrim të gabuar ose font ndryshe

Janë në madhësi të ndryshme

Kanë trashësi dhe diametër të ndryshëm

Ka unazë se bërthamë me madhësi të ndryshme

Kanë peshë të ndryshme

Ndonjëherë mund të kërkohet edhe xham zmadhues për të ditur dallimet.

Këto janë disa nga mënyrat se si mund t’i bëni dallimet e monedhave false. /Paparaci.com/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT