30.2 C
Mitrovice
E shtunë, 2 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Një granatë dore dyshohet se shpërtheu pas mesnatës në veri, shkaktohen dëme në një shtëpi

Një shpërthim ka ndodhur pas mesnate në veri të Mitrovicës, i cili dyshohet se u shkaktua nga një granatë dore.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani.

“Rreth orës 01.00 dyshohet për shpërthim të një granate dore në rrugë në rrugën Perandori Dushan në Mitrovica Veriore. Dëme të vogla materiale në dritare të një shtëpie. Nuk ka lëndime në njerëz”, konfirmoi Elshani.
Ai theksoi se Njësitet kompetete policore kanë dal në vend të ngjarjes, kurse Policia pas konsultimit me Prokuror ka hapur rastin “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. /BetimipëDrejtësi

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT