Një ankues mashkull kosovar, ka raportuar në Policinë e Kosovës se gjatë ditës së djeshme persona të panjohur i kanë vënë një çelës tjetër në mekanizmin e ndezjes së veturës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës këta persona i kanë vjedhur dokumentacionin e veturës dhe letërnjoftimin e tij.
Ndërsa, rasti është në procedurë hetimore.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
“Rr. Knjaz Millosh, Mitrovicë Veri 21.11.2023 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur i kanë vënë një çelës tjetër në mekanizmin e ndezjes së veturës dhe i kanë vjedhur dokumentacionin e veturës dhe letërnjoftimin e tij, rasti në procedurë hetimore”./gazetametro.net