10.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 29 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Digjet një veturë në Leposaviq, raportohet se është e nënkryetares së Komunës

Një veturë është djegur në mbrëmjen e së martës në Leposaviq. Siç raporton mediumi lokal “KoSSev”, bëhet fjalë për veturën e nënkryetares së Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka thënë për KOHËN se nga zjarri është përfshirë një pjesë e veturës.

Ai ka thënë se kjo nuk mund të lidhet me çështjen e konvertimit të targave ilegale në RKS.

Elshani ka thënë se janë duke u zhvilluar hetimet për rastin.

Në fillim të qershorit, një person ishte arrestuar nën dyshimin se pati kërcënuar Miletiqin, sipas njoftimit të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla./koha

TË FUNDIT

TË FUNDIT