10.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 29 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Kapen mbi 1000 birra duke hyrë ilegalisht nga Serbia

Policia ka arritur të ndalojë një person që po voziste një veturë me targa serbe në brezin kufitar me Serbinë, në fshatin Muçibabë.

I njëjti pavarësisht se ka tentuar t’i shmanget ndalimit nga autoritetet, është kapur nga policia.

“I dyshuari mashkull ka tentuar t’i shmanget ndalimit nga autoritetet duke hyrë në një rrugë malore dhe ka braktisë automjetin për të ikur, por pas angazhimeve operative i njëjti është arrit të ndalohet nga policia”, thuhet në njoftimin e PK-së.

I dyshuari po tentonte që përmes rrugëve malore të kontrabandonte disa arka me birra të llojeve të ndryshme.

“Birra ”Zajeqarsko“ (34) arka, “Heineken” (4) arka, “Tuborg” (11) arka, “Pills” (7) arka, Gjithsej (1120) shishe dhe ujë mineral “bivoda” (9) arka, për të cilin mall i dyshuari nuk kishte asnjë dokument”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dërgohet në terminalin doganë për proceduar të mëtejme ligjore.

TË FUNDIT

TË FUNDIT