28.5 C
Mitrovice
E enjte, 7 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Vihet bast mes Fidan Jupollit dhe Agim Bahtirit për datën e formimit të qeverisë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe Fidan Jupolli, në emisionin DPT te Fidani në T7, kanë lidhur një bast për formimin e qeverisë.

Bahtiri ka thënë se qeveria do të bëhet para seancës konstituive që do të mbahet me 26 dhjetor.

“Qeveria do të bëhet me 26 dhjetor”, ka thënë Bahtiri.

Derisa Fidan Jupolli e kundërshtoi, vendosën që të lidhin bast.

Jupolli propozoi që të vihet basti me qebapë.

“Nëse bëhet qeveria me 26 dhjetor, do ti ha 20 qebapa në studio”, premtoi Jupolli.

Bahtiri i kujtoi se edhe më parë kanë vënë bast dhe kreytari i Mitrovicës e kishte fituar.

“Një herë ta kam falë, më nuk ta fali”, i tha Bahtiri.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT