Para stacionit të ri policor të improvizuar në Zubin Potok, janë mbledhur disa qytetarë, raporton portali KoSSev në gjuhën serbe.
Kontejnerët janë vendosur të dielën në parcelën që është pastruar nga makineritë e Policisë të shtunën dhe policët e Kosovës nga ky rajon do të kalojnë në to, pasi deri tash vepronin në një shtëpi private.
Parcela gjendet në afërsi të shkollës fillore “Jovan Cvijiq”, e cila ka bërë që banorët e Zubin Potokut të mblidhen në të njëjtën ditë.
Në të njëjtën ditë, ata shprehën shqetësimin e tyre se stacioni i ri do të jetë aq afër shkollës për zëvendëskomandantin e Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut. Ata janë ankuar edhe për mungesën e diskutimit publik lidhur me rastin.
Vendasit kanë paralajmëruar një protestë për ditën e sotme, në të cilën megjithatë paraditen e sotme kanë marrë pjesë vetëm pak persona.



