4.9 C
Mitrovice
E enjte, 15 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Agim Bahtiri tallet me Qeverinë e Haradinajt: Ka pasur 3-4 Kryeministra

Kryetari i Mitrovicës, njëherit anëtar i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka ironizuar me Qeverinë në largim e kryesuar nga Ramush Haradinaj, duke thënë se ajo ka pasur nga 3 deri në 4 Kryeministra, ndërsa kjo që do të vijë, do ta ketë vetëm një, shkruan Gazeta Metro.

Bahtiri në një intervistë për Ekonomia Online ka folur për koalicionin mes LDK-së dhe VV-së, duke thënë se subjektet së shpejti do të arrijnë marrëveshje. “Shpresoj dhe jam i bindur se marrëveshja do të arrihet sepse nuk ka tjetër zgjedhje. Është një zgjedhje që e kanë dhënë vetë qytetarët dhe në bazë ta asaj zgjedhje për të ndryshuar gjendjen aktuale në Kosovë janë këto dy parti që besoj dhe jam i bindur që këto do të arrijnë në kohën e caktuar”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka ironizuar duke thënë se qeveritë e kaluara i kishin nga 3 deri 4  kryeministra, derisa thotë se Qeveria Kurti do ta ketë vetëm një kryeministër dhe do të jetë një qeveri e suksesshme. “Qeveritë e tjera i kanë pasur nga 3-4 kryeministra, kjo qeveri do të ketë një kryeministër i cili do të menaxhoj bashkërisht më programin i cili është duke u studiuar për të qenë më të suksesshëm”, ka thënë Bahtiri./Gazetametro

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT