19.9 C
Mitrovice
E diel, 27 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Greva e minatorëve, 3 prej tyre në gjendje më të rënduar shëndetësore – këmbëngulës dhe unik deri në plotësimin e kërkesave

Minatorëve të Trepçës u është rënduar gjendja shëndetësore e ku 50 prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa 3 të tjerë janë transportuar në Emergjencën e Spitalit rajonal të Mitrovicës.

Kështu tha për Gazetën Online Reporteri.net, Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi.

I njëjti tha se greva po vazhdon dhe se minatorët janë unik e këmbëngulës deri në plotësimin e kërkesave të tyre dhe se ajo nuk do të ndërpritet.

“50 minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore deri tani, ndërsa 3 prej tyre është dashtë të transportohen në Emergjencën e Spitalit rajonal të Mitrovicës. Greva po vazhdon deri në plotësimin e kërkesave. Janë shumë unik dhe këmbëngulës të kërkesave e minatorëve nuk ndërpritet”, tha ai për Reporteri.net.

Minatorët e kompanisë “Trepça” kishin kërkuar nga drejtoria që deri të hënën të merrnin pjesën e mbetur të pagave, në të kundërt do të futeshin në grevë. Të pakënaqur me ndërmarrjen metalurgjike janë edhe praktikantët të cilëve nuk u është paguar praktika.

Përpos praktikantëve, ndërmarrja “Trepça” për muajin shtator u ka mbetur borxh minatorëve më shumë se gjysmën e pagës bazë./Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT