Policia e Kosovës është duke kryer sërish një bastisje në veri të Kosovës
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka bërë të ditur se bastisjet ndërlidhen me sulmin terrorist të para një muaji në Banjskë, teksa njofton se për momentin nuk ka të arrestuar.
Ndërkaq mediat lokale në veri kanë publikuar pamje nga bastisjet e Policisë në këtë pjesë
Përveç automjeteve të Policisë së Kosovës, aty shihet edhe veturat e EULEX-it.
Siç njoftohet është bastisur edhe në një nga godinat pranë Fakultetit Ekonomik./Reporteri.net