19.3 C
Mitrovice
E diel, 27 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Ndahen mbi 1 milion e 600 mijë euro për Trepçën

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës në mënyrë elektronike.

Aty është vendosur që Trepçës t’i ndahet një shumë prej mbi 1 milion e 600 mijë euro, transmeton Reporteri.net.

Kështu ka njoftuar Qeveria përmes një komunikate.

Ndër të tjera, është vendosur edhe ndryshimi dhe plotësimi i vendimit për emërimin e Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e njëqind e gjashtëdhjetetetë, në mënyrë elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar:

Ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 20/165 për emërimin e Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës; si dhe

Vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 1,675,150 € (një milion e gjashtëqindeshtatëdhjetepesë mijë e njëqindepesëdhjetë euro) për ndëramrrjen publike TREPÇA Sh. A..

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT