19.3 C
Mitrovice
E diel, 27 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Kearns ndan fotografi nga vizita te familja e Afrim Bunjakut, tregon edhe për takimet tjera që pati në Kosovë

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka përmbledhur vizitën e saj në Kosovë gjatë javës që kaloi teksa ka treguar se me kë u takua.

Në mesin e vizitave të shumta, Kearns ka shkuar edhe te familja e Afrim Bunjakut, policit të vrarë në sulmin terrorist të 24 shtatorit, shkruan Reporteri.net.

Ajo tha se shkoi për t’u shprehur ngushëllime familjarëve teksa tha se u ndje e nderuar nga mikpritja.

”U nderova nga familja e Afrim Bunjakut, policit të vrarë nga terroristët e 24 shtatorit. Me dashamirësi më ftuan në shtëpinë e tyre që të shpreh ngushëllimet e mia. Fjalët e mia nuk mund t’ua largojnë kurrë dhimbjen, por Afrimi shpëtoi jetë atë ditë dhe unë doja ta nderoja”, ka shkruar Kearns.

Ajo ka shkruar edhe për takimin që e ka pasur me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, ministrin Xhelal Sveçla, e aktivistë të shoqërisë civile. /Reporteri.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT