10 C
Mitrovice
E mërkurë, 29 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Sulmi terrorist i 24 shtatorit, Policia e Kosovës zhvillon aksion në disa lokacione në veri

Policia e Kosovës po zhvillon edhe sot aksion në veri të Kosovës.

Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se aksioni ka të bëjë me rastin e Banjskës dhe se nuk ka të arrestuar.

“Policia konfirmon bastisjet në disa lokacione në veri të Kosovës në lidhje me rastin e Banjskës, edhe nuk ka te arrestuar dhe çdo gjë është në rregull për momentin”, tha Elshani për Reporteri.net.

Gjatë ditës së djeshme, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se kanë konfiskuar disa mina në vazhdën e aksioneve që po zhvillohen.

“Armatimi i konfiskuar në veri të Kosovës jep sinjale të qarta për nivelin e përgatitjeve për sulme dhe përshkallëzim nga Serbia. Minat dhe pajisjet e sofistikuara më poshtë janë një tjetër provë. Nevojitet ndonjë provë tjetër që kemi të bëjmë me grupe terroriste të mirëorganizuara”, shkroi dje Ministri Sveçla./Reporteri.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT