12.6 C
Mitrovice
E martë, 28 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Banjska vizitohet nga komandanti i njësiteve speciale

Dy javë pas sulmit terrorist serb, Banjska e Zveçanit po vazhdon të jetë e qetë. Për këtë po përkujdesën zyrtarët policorë të Kosovës, të cilët sot u vizituan edhe nga vet komandanti i njësiteve speciale, Amir Gërguri.

Terrenin po e inspekton nga afër.

Në këtë formë të hënën, vet komandanti i njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri, u shfaq në terren.

Aty ku vetëm dy jave më parë u shpartallua grupi terrorist serb, ai po i viziton kolegët të cilët po përkujdesën për sigurinë në Banjskë të Zveçanit.

Dy javë pasi që grupi terrorist serb iku përmes kësaj rruge, Banjska po vazhdon të jetë e qetë. Zyrtarët policorë të Kosovës, po kujdesën për banorët dhe sigurinë në këtë fshat.

E shenjat se këtu kishte dyluftim me 24 shtator, janë akoma.

Madje, edhe gjurmët që la prapa grupi terrorist serbë teksa po largohej nga këtu.

Në mesditë, këtu u bë edhe ndërrimi i policëve të njësiteve speciale.

E policët që erdhën po e vazhdojnë menjëherë punën ku e lanë kolegët e tyre.

Kjo siguri, duket se ka filluar të ndjehet edhe nga banorët e këtij fshati.

E njëjtë me ta, puna po vazhdon normalisht edhe brenda Manastirit të Banjskës.

Por, në hyrje të tij, është vendosur shenja për ndalim të filmimit.

E bashkë me të është edhe shenja e ndalimit të armëve, ndonëse para më shumë se javësh aty u fut arsenal i tërë i armatimit.

Ndërkohë autoblindat e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, vazhdojnë të patrullojnë në rrugët e Banjskës, që të dërgojnë në pikat kufitare me shtetin serb.

E statike po qëndron edhe kjo patrullë e policisë së Kosovës, në hyrje të këtij fshati, ku heroikisht ra zyrtari policor, Afrim Bunjaku./teve1

TË FUNDIT

TË FUNDIT