8.9 C
Mitrovice
E diel, 22 Mars, 2026

Vazhdon t’i rritet vlera Milot Rashicës, mësoni sa vlen tani ylli i kombëtares së Kosovës

Vazhdon me formën e tij fenomenale, duke u bërë njëri nga më të mirët te Werderi.

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica i shënoi sërish Bayernit, por kësaj radhe një super-gol, përkundër faktit se skuadra e tij pastaj pranoi gjashtë sosh, shkruan GazetaBlic.

Gjithsesi, performancat e mira të tij nuk kanë lënë pa u vërejtur edhe nga “transfermarkt”, që tashmë e ka rivlerësuar ish-futbollistin e Vushtrrisë e Vitteses me 35 milion euro.

Sipas të gjitha gjasave, Rashica vështirë se do të qëndrojë edhe për një kohë të gjatë në Bremen, pasi kërkesat për të sa vijnë e rriten.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat merkaton e ardhshme, ose atë të Qershorit 2020.

TË FUNDIT

TË FUNDIT