Skuadra e basketbollit Trepça duhet ta zhvillojë në Izrael ndeshjen e parë në stinorin e rregullt të FIBA Europe Cup.
Por ndeshja me Hapoel Galil Elionin me shumë mundësi do të shtyhet. Ndeshja është planifikuar të zhvillohet më 18 tetor, pra pas dhjetë ditësh.
Të dielën UEFA dhe Federata Evropiane e Hendbollit i kanë shtyrë të gjitha ndeshjet e planifikuara në Izrael. Njëjtë pritet të veprojë edhe FIBA.
Nga FBK-ja kanë thënë se nuk kanë ndonjë informatë prej FIBA-s lidhur me ndeshjen e Trepçës. Por në federatën kosovare presin që ndeshja të shtyhet për ndonjë termin tjetër.
© KOHA.