13.4 C
Mitrovice
E martë, 28 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Arrestohet Millan Radojçiq

Millan Radoiçiq, biznesmeni kontrovers, i cili sipas pretendimeve të tij është organizator i konfliktit të armatosur në Banjskë të Kosovës ku humbën jetën katër persona, është arrestuar sot, njoftoi MPB-ja e Serbisë.

“Më 3 tetor 2023, punonjësit e policisë së Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë bastisur banesën dhe lokalet e tjera të Millan Radoiçiqit, të cilit i është urdhëruar ndalimi policor deri në 48 orë. Ai me kallëzim penal është sjellë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd”, thuhet në MPB.

Kujtojmë se Radoiçiq të premten përmes avokatit të tij Goran Petronijeviq ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në fshatin Banjskë, ndërsa të nesërmen është marrë në pyetje në polici si qytetar. Pas seancës së tij, është bërë e ditur se rastin e sulmit në Banjskë do ta marrë Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, transmeton Paparaci.

“Unë, Millan Radojiçiq, i biri i Rajkos, i lindur në Republikën e Serbisë, për shkak të spekulimeve të shumta që janë shfaqur, njoftoj opinionin se së bashku me bashkatdhetarët e mi nga veriu i Kosovës dhe Metohisë, më 24 shtator kam ardhur në veri të Kosovës dhe Metohisë, në fshatin Banjskë. Arsyeja e kthimit tonë ishte inkurajimi i popullit serb nga ajo zonë që t’i rezistojë terrorit të cilit i ekspozohet përditë. I njoftoj të gjithë të ndjekësit kujdestarë të popullit serb, që nga Kurti e deri te ndihmësit e tij të shumtë të huaj, se personalisht i kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e popullit dhe ky akt nuk ka të bëjë fare me përfshirjen time të mëparshme politike. Për këtë nuk kam njoftuar askënd, as autoritetet e Republikës së Serbisë, as kam marrë ndihmë prej tyre sepse tashmë kemi pasur qëndrime të ndryshme për çështjen e terrorit të Kurtit”, ka shkruar Radoiçiq në letrën e lexuar nga avokati i tij. Goran Petronijeviq, në të cilin mori përgjegjësinë për ngjarjet në fshatin Banjskë.

Si pasojë e përleshjeve të Policisë me një grup të armatosur në këtë pjesë në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – kanë mbetur të vrarë edhe tre sulmues.

Radoiçiq është akuzuar nga autoritetet e Kosovës se ka organizuar dhe ka qenë pjesë e sulmeve ndaj Policisë në Banjskë.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka publikuar një pamje me dron, duke thënë se njëri prej burrave – që shihet i veshur me uniformë me armë në dorë – ka qenë vetë Radoiçiq.

Deri më tani, deklarimet e tij për publikun janë përcjellë gjithmonë nga Lista Serbe.

Kjo parti nuk është deklaruar rreth akuzave të autoriteteve të Kosovës ndaj Radoiçiqit, i cili është në arrati.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se sulmuesit kanë qenë serbë të Kosovës, të ngopur nga “terrori” i Kurtit, dhe e ka mohuar përfshirjen e shtetit të tij në këtë sulm./Paparaci.com

TË FUNDIT

TË FUNDIT