32.2 C
Mitrovice
E martë, 22 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Hoxha: Qendra e grupit terrorist ishte në pronat e Radoiçiqt, ushtrimet u mbajtën në poligonin e ushtrisë serbe

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se grupi terrorist që kreu sulm më 24 shtator në Banjskë, ku një polic i Kosovë mbeti i vrarë, kishte kryer ushtrime dhe përgatitje për këtë sulm në territorin e Serbisë.

Ai në një konferencë për media së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga përgatitja e grupit terrorist, e të cilat tha se janë nxjerrë nga dronët që u përkisnin grupit terrorist e që janë konfiskuar nga Policia e Kosovës bashkë me një arsenal armësh.

“Të dhënat tregojnë se grupit terrorist i është dhënë në dispozicion infrastruktura dhe logjistika e Ushtrisë së Serbisë, para kryerjes së sulmit. Qendra e grupit terrorist ka qenë Kopaniku, përkatësisht hapësira që është pronë e Milan Radoiçiqit , ndërsa ushtrimet ushtarake janë mbajtur në poligonin më ta madh të ushtrisë serbe, së paku katër ditë para sulmit në Banjskë”, ka thënë Hoxha, përcjell teve1.info

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT