19.7 C
Mitrovice
E hënë, 21 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Sulmet kriminale në veri të Kosovës, reagon ambasada amerikane në Serbi

Ambasada amerikane në Beograd, ka reaguar pasi zyrtar policor i Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra në Banjskë të Zveçanit, gjatë ballafaqimit me sulme terroriste.

Kjo ambasadë e ka shpërndarë postimin e zëdhënësit Matthew Miller, ku është kërkuar që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut.

“SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet e dhunshme të koordinuara ndaj Policisë së Kosovës që nga 24 shtatori. I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin lëvizjet apo retorikën që do të nxiste më tej tensionet dhe të kthehen në dialog me ndërmjetësimin e BE-së”, thuhet në njoftim.

Qindra të pranishëm në varrimin e Afrim Bunjakut, pjesëmarrës edhe Hovenier e Szunyog
Sulmin ndaj Policisë së Kosovës, së fundmi e ka dënuar edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Ne u bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe të Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të nxisë më tej tensionet, dhe menjëherë të punojnë, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, për shtensionimin e situatës, të ofrojnë siguri dhe sundim të ligjit dhe t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, deklaroi Blinken.

Sipas kryediplomatit amerikan, Policia e Kosovës “ka përgjegjësi të plotë për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT