32.4 C
Mitrovice
E diel, 20 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Fqinji i policit të vrarë: Afrimi e ka dashur uniformën

Afrim Bunjaku, është polici i cili mbeti i vrarë gjatë operacionit policor të zhvilluar në fshatin Banjskë të Zveçanit, në veri të vendit.

Ai u vra në një sulm të armatosur në orët e para të ditës së diele, ku njësitet policore kishin shkuar për t’i larguar disa kamionë që ishin vendosur duke bllokuar rrugën.

E për rreshterin e ndjerë ka folur komshiu i tij Ekrem Merovci.

Ai për Klan Kosovën tha se miku i tij i fëmijërisë e ka pasur pasion punën që bënte.

“Afrimi e ka dashur shumë uniformën e Republikës së Kosovës”, tha Merovci.

Në sulmin e organizuar, u plagos edhe një pjesëtar i policisë, i cili është jashtë rrezikut për jetën./klankosova

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT