“Lagja e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës edhe një herë është goditur nga një shpërthim i fuqishëm, shkruan Mitrovica SOT
Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë në mesnatë.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.
“Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës, ndërsa përveç dëmeve në një veturë, nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë ai./MitrovicaSOT