Fero dhe Arbenita i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Artisti përfundoi në burg pas denoncimit nga ana e modeles për dhunë në familjes ndërsa pas daljes Fero i dha fund muzikës dhe TikTokut për t’iu përkushtuar fesë islame.
Ditë më parë ai tha se nuk ka të bëjë asgjë me ish-gruan e tij dhe ato çfarë ajo bën duke thënë se tani ai është mysliman.
Pas kësaj deklarate nuk kanë munguar thumbat e njëpasnjëshëm nga Arbenita. Së fundmi ajo ka ndarë një video tjetër ku shkruhet:
“Kur ai nuk më besonte se unë injoroja meshkujt e tjerë për të, derisa edhe ai u bë një prej tyre”, duke nënkuptuar se ajo ka qenë personi që e ka mbyllur lidhjen.