Trepça është finalisti i parë në Superkupën e Kosovës në basketboll.
Kjo pasi klubi mitrovicas triumfoi ndaj Prishtinës, në gjysmëfinale me shifrat 68-65, njofton Klankosova.tv.
Ndërkohë, finalisti i dytë do të zbulohet me fillim nga ora 20:00 në sfidën Golden Eagle Ylli-Peja.
Përndryshe, finalja do të luhet të dielën nga ora 17:30.