21 C
Mitrovice
E diel, 20 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Gjiganti nga Holanda blen xehet e Trepçës së Veriut

Koncentrati i plumbit i grumbulluar në minierat e pjesës veriore të Kosovës është blerë nga një korporatë holandeze.

Korporata “Trafigura Beheer” është shpallur fituese në ankandin publik përmes të cilit Trepça e Veriut ka shitur 7 mijë tonelata koncentrat të plumbit që gjenden në Crnac e Blero Brdo, si dhe tek Flotacioni në Leposaviq.

Çmimi i shitjes është 13 milionë e 300 mijë euro.

Shpallja e fituesit të kontratës është bërë në Ankand Publik, raporton Paparaci bazuar në njoftimin për shitje të publikuar në platformën e prokurimit publik./Paparaci

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT