10.3 C
Mitrovice
E diel, 22 Mars, 2026

Pamje të reja nga atmosfera në dasmën e Kreshës, kështu po duket çifti

Reperi i njohur kosovar, Kreshnik Fazliu, i njohur me emrin artistik MC Kresha, i ka dhënë fund beqarisë.

Mediet kishin raportuar ditë më parë se reperi dhe bashkëshortja e tij, Erzina Shehu, kishin parashikuar dasmën e tyre të dielën e 15 dhjetorit.

Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni private me shumë pak të ftuar, në “Hotel Garden” në Prishtinë.

Megjithëse me një numër shumë të kufizuar të ftuarish, të cilëve u është kërkuar t’i mbajnë në privatësi të gjitha detajet e dasmës-në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë fotografi dhe video, që tregojnë momente nga dasma.

Në një prej videove, MC Kresha shfaqet shumë i lumtur në kostumin e dhëndrit, teksa hedh valle pranë partneres së tij të veshur me vellon e bardhë.

MC Kresha është një nga reperët shqiptarë më të spikatur ndër vite, gjersa Erzina njihet si menaxhere e rrjetit “Zara” në Prishtinë./GazetaBlic.

TË FUNDIT

TË FUNDIT