18 C
Mitrovice
E hënë, 27 Prill, 2026
spot_img
spot_img

“Nuk ka qenë e lehtë që një femër të vishet me uniformë të Policisë në vitin 1999”- Flet njëra nga policet e para të Kosovës

“Si femra jemi shumë të forta dhe të guximshme dhe ia dalim që t’i shërbejmë popullit, përkundër obligimeve që kemi…”

Kështu nisi rrëfimin e saj njëra ndër policet e para femra, që vjen nga gjenerata e dytë e Policisë së Kosovës, nënkolonelja, Zylfije Dema, gjersa tregon për sfidat që e kanë shoqëruar plotë 24 vite.

Dema për Telegrafin thotë se nuk ka qenë e lehtë që një femër të vishet me uniformë të Policisë në vitin 1999.

“Në vitin 1999 për mua ka qenë një thyerje e një tabuje duke lënë mbrapa të kaluarën, apo mentalitetin tonë që një femër po vishet në uniformë, nuk ka qenë e lehtë. Mirëpo, me përkrahjen e familjes e kam kaluar dhe atë”, ka thënë Dema.

Ajo thotë se si Polici e Kosovës edhe pse kanë kaluar nëpër shumë dallgë të vështira, suksesi asnjëherë nuk u ka munguar.

Nënkolonelja Dema u bën apel femrave të reja që t’i bashkohen Policisë së Kosovës, pasi siç thotë ajo është një punë fisnike dhe e ndershme për t’i shërbyer popullit.

Ndryshe, Policia e Kosovës (PK) më 6 shtator 2023 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë shënoi 24-vjetorin e themelimit të saj.

TË FUNDIT

TË FUNDIT