Ndonëse reperi Mc Kresha dhe tashmë gruaja e tij Erzina kanë ftuar një numër të vogël të mysafirëve në dasmën e tyre, në mesin e të pranishmëve është edhe Sami Lushtaku.
Përmes një postimi në Favcebook, Lushtaku ka uruar çiftin e ri.
Ja çfarë shkruan ai:
I nderuar që sonte po marr pjesë në dasmën e familjes Fazliu nga Prekazi. Djali i kësaj familje, artisti i njohur Mc Kresha, sonte po kurorëzon dashurinë e tij me bukuroshën Erzina Shehu.
Qiftit të ri i dëshiroj shëndet, jetë të gjatë e të lumtur pranë njëri-tjetrit, SL.



