Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia.
Siç mëson sinjali është Sh.B., 36-vjeçar., i cili është kapur të hënën në Mitrovicë dhe pas ndalimit dhe verifikimit, rezultoi se ndaj tij ka dy urdhër arreste aktive.
I njëjti ishte në listën e personave të kërkuar, pasi Gjykata Themelore në Mitrovicë e kishte shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim për dy raste të vjedhjeve.
Pas përfundimit të procedurave policore, i riu është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend për ta vuajtur dënimin



