19.5 C
Mitrovice
E hënë, 27 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Mitrovicë: Arrestohet një person për kultivim të kanabisit

Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar një person në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka kultivuar lëndë narkotike.

Në raportin 24 orësh thuhet se gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve tjera të tij, janë gjetur dhe sekuestruar 24 bimë kanabis sativa, 435 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një telefon.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

TË FUNDIT

TË FUNDIT