Nga kjo javë bizneset nuk mund të punojnë të dielave. Kjo pas vendimit të komunës që dita e diel të jetë pushimi, shkruan Mitrovica SOT
Përjashtim bëjnë vetëm gastronimia, sallonet e bukurisë, barnatoret që kujdestarojnë dhe shitësit e derivateve.
Në rast të mosrespektimit të ligjit personat juridik mund të gjobiten me gjobë prej 1,000 deri në 3,000 euro, gjersa personat fizik mund të marrin gjobë nga 300 deri në 1,000 euro.




