24.9 C
Mitrovice
E martë, 9 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Deklaron Mimoza Kusari-Lila: Alternativa mund të shkrihet në VV!

Kryetarja e Alternatives, Mimoza Kusari-Lila i quan spekulime dhe jo korrekte të gjitha zërat se ajo pritët të dalë jashtë grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetja e zgjedhur nën logon e Vetëvendosjes, Kusari-Lila po i garanton besnikëri partisë së Albin Kurtit në legjislaturën e shtatë, teksa nuk mohon shkrirjen e tërësishme të partisë Alternativa në partinë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Për mundësitë e shkrirjes së Alternativës në Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila duke mos e mohuar, thotë se nuk është momenti për këtë diskutim, teksa përmend raportet e shkëlqyera që ka me partinë e Albin Kurtit.

Kryetarja e Alternatives u shpreh e gatshme që të jenë pjesë e qeverisë Kurti. Ndërsa u shpreh optimiste se marrëveshja qeverisëse mes VV-së dhe LDK-së do të nënshkruhet shumë shpejt. Alternativa e Mimoza Kusari-Lila në zgjedhjet e fundit ka garuar nën siglën e Lëvizjes Vetëvendosje./GazetaBlic.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT