12.3 C
Mitrovice
E diel, 26 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Aksidentohet rëndë kosovari, me Range Rover futet në një furrë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 03:30 në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku si pasojë janë lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila tha se në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet, ngasësi i të cilit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

“Si pasojë e aksidentit përveç lëndimeve trupore që kanë pësuar tre persona, janë shkaktuar edhe dëme materiale në tri lokale”- ka thënë Ahmeti.

Policia thotë se me rastin po merret njësiti i trafikut.

TË FUNDIT

TË FUNDIT