15.8 C
Mitrovice
E diel, 26 Prill, 2026
spot_img
spot_img

E rëndë: Një serb i dehur godet me veturë një polic në veri, e bën për spital

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është goditur me veturë nga një i dyshuar serb, në fshatin Soqanicë e Zveçanit.

Sipas Policisë, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit.

Pjesëtari i PK-së ka pësuar lëndime trupore dhe është duke pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Fsh. Soqanicë, Zveçan 12.08.2023-22:25. I dyshuari mashkull serb (nën ndikim të alkoolit), derisa ka qenë duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjet dhe si pasojë ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar pjesëtar i PK-së të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT