4.9 C
Mitrovice
E enjte, 15 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Mësohen arsyet pse Shpend Ahmeti dha dorëheqje nga PSD’ja

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti para pak çastesh ka njoftuar për dorëheqjen e tij nga posti në PSD, shkruan Gazeta Metro.

Njëra ndër arsyet e këtij largimi të Ahmetit i cili njëherësh është edhe kryetar i Komunës së Prishtinës, duket se është vetë pozita e kreut të kryeqytetit, për të cilin Ahmeti thotë se angazhimi i tij kryesor nga tash e tutje mbetet në punët e kryeqytetit.

‘Po ashtu ju njoftoj se unë kam vendosur që të mos kandidojë për asnjë pozitë në parti. E para si marrje e përgjegjësisë për rezultatin zgjedhor, por arsyeja kryesore është angazhimi kryesor dhe i vetëm i imi në Komunën e Prishtinës. Tash e tutje dhe deri në përfundim të mandatit në Komunën e Prishtinës unë nuk do të marr asnjë angazhim tjetër në asnjë institucion tjetër duke u fokusuar plotësisht në përmbushjen e premtimeve të dhëna në vitin 2017’, ka njoftuar ai.

Ahmeti mori mandatin e dytë me radhë për të udhëhequr kryeqytetin në vitin 2017, në zgjedhjet komunale, të cilat i fitoi derisa ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. /gazetametro

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT